Një vatër zjarri është regjistruar mëngjesin e kësaj të premte në Shelegur të Kolonjës.

Sipas informacioneve në vendngjarje kanë shkuar mjete zjarrfikëse për të bërë të mundur izolimin e flakëve.

Zjarri aktualisht është ende aktiv, ndërkohë sipas punonjësve të shërbimeve zjarri nuk paraqet rrezik.

Përsa i përket vatrave në Vithkuq nuk ka patur riaktivizim të tyre.

Top Channel