Foto ilustruese

Një 39-vjeçar është vënë nën prangat e policisë në Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

“Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë arrestimi i shtetasit E.P., 39 vjeç, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Top Channel