Trego pasaportën e gjelbër ose ik! Italia me rregulla të ashpra anti Covid

06/08/2021 19:59

Që sot, qytetarët dhe turistët në Itali duhet të paraqesin pasaportën e shëndetit për të hyrë në qendrat e atraksionit turistik, muze apo bare e restorante.

Pasaporta e gjelbër tregon nëse personi është vaksinuar, ka një test negativ ndaj Covid 19 apo e ka kaluar tashmë kaluar virusin.
Pasaporta e Gjelbër e vaksinimit është bërë e detyrueshme edhe për udhëtarët në trena, aeroplanë dhe dyqane.

Është e vetmja mënyra që njerëzit të vaksinohen. Kam përshtypjen se e njësoj funksionon tashmë edhe në Francë. Na ndalojnë të bëjmë disa gjëra, që ne më pas të bëjmë gjënë e duhur”, thotë një turiste nga Franca.

Pavarësisht protestave dhe kritikave, qeveria italiane e ka bërë të detyrueshme këtë pasaportë edhe për mësuesit, studentët dhe udhëtarët në distanca të gjata, duke filluar nga 1 shtatori.

Deri më 4 gusht, rreth 65% e italianëve kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër koronavirusit, ndërsa 54% janë të imunizuar plotësisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA