Transportonin dru në kundërshtim me ligjin, arrestohet 35-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

06/08/2021 12:33

Një 35-vjeçar që u kap duke transportuar lëndë drusore në mënyrë të paligjshme është vënë nën prangat e policisë, si dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Shtetasi E.K., u kap duke transportuar një sasi prej 15 m3 dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës, që dyshohet se ishin prerë në pyllin e Bizës.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Biza” në kuadër të cilit bënë arrestimin e shtetasit E. K., 35 vjeç, pasi u kap duke transportuar një sasi prej 15 m 3 dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës, që dyshohet se ishin prerë në pyllin e Bizës. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me mjetin dhe një motosharrë me të cilën është prerë lënda drusore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në vijim të veprimeve, u bë shpallja në kërkim i shtetasit D. S., 38 vjeç, pasi dyshohet se në pyllin e Bizës, në bashkëpunim me shtetasin E. K., në periudha të ndryshme kohore, kanë prerë një sasi të konsiderueshme pemësh e drurësh.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel