Tentoi të digjte banesën e kushëririt me bombol gazi, pranga 58-vjeçarit në Shkodër

06/08/2021 12:10

Një 58-vjeçar është vënë nën prangat e policisë, pasi tentoi ti vinte flakën banesës së kushëririt.

Ngjarja është shtënuar në qytetin e Shkodrës, ku 58-vjeçari për motive të dobëta, me anë të një bombole gazi ka tentuar të djegë shtëpinë e kushëririt të tij.

Fatmirësisht në banesë janë shkaktuar vetëm disa dëme të vogla materiale.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. P., 58 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se për motive të dobëta, me anë të një bombole gazi, ka tentuar të djegë shtëpinë e kushëririt të tij, shtetasit P. P., banues në Shkodër. Nga veprimet paraprake ka rezultuar se në banesë janë shkaktuar vetëm disa dëme të vogla materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Top Channel