Situata katastrofike që ka kapëluar Athinën verilindore, me zjarre që nuk po vihen në kontroll, ka detyruar autoritetet të nisin evakuimin e banorëve.
Vatra të reja zjarri u vunë re në Agios Stefanos dhe Stamata, ndërsa një shpërthim i madh ndodhi edhe në Kryoneri. Pas orës 19:00 të pasdites, u dërgua një mesazh nga 112 për evakuimin e Thrakomakedonëve.
Më parë, 112 dërgoi një mesazh evakuimi në Stamata dhe Rodopoli dhe menjëherë më pas në Varybobi, ku rindezja e zjarreve është vendosur mbi aeroportin e Tatoi dhe po bëhen përpjekje për të parandaluar përhapjen e tij në një masë të madhe, shkruajnë mediet greke.
Qytetarët e vendbanimeve Rodopolis dhe Stamata u thirrën të evakuohen në Athinë, ndërsa banorët e Varybobi në Acharnes.
Top Channel