Sirianët rrezikuan të mbyten/ U shpëtuan nga rojet dhe pushuesit në Sarandë

06/08/2021 12:14

Disa të rinj sirianë rrezikuan të mbyten dje në kanalin e Cukës në Sarandë.

Ata po bënin plazh pranë grykëderdhjes së lumit Bistrica kur u morën nga rryma. U desh ndërhyrja e rojeve të plazhit dhe e disa pushuesve nga Kosova për t i shpëtuar të rinjtë që kishin ardhur nga Belgjika për pushime në vendin tonë.

Ky është momenti kur dy kushërinjtë takojnë prindërit në spitalin e Sarandës pasi i shpëtuan vdekjes. Kushërira e tyre e cila ndodhet për herë të dytë për pushime në Shqipëri tregon ngjarjen sesi e gjithë familja u gjend në rrezik kur një 13 vjeçare rrezikoi mbytjen.

“Vëllai dhe kushëriri im ndihen mjaft mirë tani, por kaluam një moment të rrezikshëm për të gjithë, pasi ata po ndihmonin dikë që po mbytej ta nxirrnin atë në breg të detit. ishin kushërirat tona, por ne nuk dinim që ky det ishte i rrezikshëm, pasi aty mungonin disa elementë ose shenja që mund të tregonin sa thellë ishte, apo që rryma ishte e fortë, apo e rrezikshme për fëmijët gjithashtu”, u shpreh shtetasja siriane.

Top Channel