Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit janë testuar pozitivë me covid 149 qytetarë. Fatkeqësisht gjatë këtyre orëve kemi edhe një humbje jete, bëhet fjalë për një të moshuar, 76-vjeçare nga Tirana. Në krahasim me ditën e djeshme kem i një rritje të lehtë të rasteve, nga 132 dje, në 149 sot.

Janë kryer 3,753 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 149 qytetarë, në këto bashki: 57 raste në Tiranë, 15 raste në Shkodër, 7 raste në Kavajë, Vlore, 6 raste në Durrës, 5 raste në Lushnje, Pukë, Gjirokastër, Kuçovë, 4 raste në Fier, Lezhë, Sarandë, 3 raste në Krujë, Berat, Pogradec, 2 raste në Kurbin, Elbasan, Mat, Përmet, 1 rast në Has, Tepelenë, Vau i Dejës, Divjakë, Malësi e Madhe, Himarë, Peqin, Konispol.

Aktualisht janë 763 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 27 pacientë.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një 76 -vjeçare nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerës.

Janë shëruar 27 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,370 që nga fillimi i epidemisë.

Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Statistika (06 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         149
Të shëruar në 24 orë       27
Të shtruar në spitale       27
Humbje jete në 24 orë     1
Testime ditore                 3,753

Testime totale             922,100
Raste pozitive             133,591
Raste të shëruara       130,370
Raste Aktive                      763
Humbje jete                    2,458

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             288
Shkodër          110
Elbasan           80
Vlorë               69
Fier                  47
Berat               46
Lezhë              40
Durrës             30
Kukës              20
Korçë               15
Gjirokastër        15
Dibër                 3

Top Channel