Për Jaeld Çelën vendoset në 9 gusht. Ish drejtori i policisë së Vlorës kërkon lirinë

06/08/2021 19:51

Më tepër se një vit më parë Jaeld Çela i mbylli kërkimet e policisë për ta arrestuar duke u vetëdorëzuar, por tanimë ka ndërruar mendje dhe nuk dorëzohet me kërkesat e tij  për të lënë qelinë.

Kërkesa e ish zyrtarit të policisë që u cilësua fajtor për shpërdorim detyre lidhen me tejkalimin e afatit ligjor për ta mbajtur në burg, meqenëse  nga vendimi i Gjykatës së Apelit që ktheu çështjen e tij dhe të ish ministrit të Brendshëm, Saimri Tahiri, gjykimi nuk ka nisur ende.

Ndonëse Gjykata e Lartë ka caktuar datën 28 shtator si seancën ku do të shqyrtohen rekurset e palëve përfshi të ish ministrit, Saimir Tahiri dhe të Spak, ish zyrtari i policisë insiston se koha mbaroi.

Por pavarësisht se kërkesa për të lënë burgun u rrëzua në shkallën e parë, avokati i tij Petrit Ismaili u paraqit këtë të premte në apelin e posaçëm ku mbas kërkesës  për dorëheqjen e gjyqtares, Miliana Muca, u vendos që kërkesa e Jaeld Çelës të shqyrtohet në 9 gusht.

Në shkallen e parë Jaeld Çela dhe ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u shpallën fajtorë për shpërdorim detyre dhe të pafajshëm peër akuzat për të cilat ishin dorëzuar si të pandehur më e rënda ajo e trafikut të drogës.

Ndërsa  Apeli e ktheu çështjen për rigjykim me arsyetimin se përveç dënimit për një akuzë tjetër për të cilën nuk ishin gjykuar, Gjykata theksoi se nuk u arresti  të provohet bashkëpunimi mes funksionareve publike dhe  Moisi Habilaj me qëllim të përbashkët kryerjen e aktivitetit kriminal të trafikimit.

Top Channel