24/11 17:59
I riu shqiptar që u fotografua me ish të dërguarin e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell në Shqipëri më në fund është identifikuar.
Ndërsa Grenell zbret nga një skaf në brigjet e Jalës, tërhoqi vëmendjen djalë i ri i cili u pa në shoqërinë e Grenell.
Bëhet fjalë për shqiptarin Adrian Krasniqi i cili është djali i biznesmenit, Osman Krasniqi. Ky i fundit njihet për lidhjet e ngushta miqësore me familjen e ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
Kujtojmë se disa kohë më parë Adrian Krasniqi tërhoqi vëmendjen e mediave në Shqipëri pasi u pa krah Tiffany Trump në Mykonos të Greqisë.
Top Channel