56.160 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur sonte në vendin tonë.

Njoftimin e ka dhënë kryeministri i vendit, Edi Rama, përmes një postimi në “Facebook”.

1.755.570 është numri total i vaksinave që kanë mbërritur deri më sot në vendin tonë, ndërkohë që janë kryer gjithsej 1.248.205 vaksinime.

Gjatë gjithë muajit gusht,çdo qytatar mbi 18 vjeç mund të paraqitet në pikën më të afërt të vaksinimit dhe të marrë dozën ani Covid.

Sipas mjekëve, imunizimi i popullsisë, do të na mbrojë nga varianti më i transmetueshëm i Covid 19, “Delta” apo nga mutacione të tjera.

Postimi i kryeministrit në “Facebook”:

Edhe 56,160 vaksina Pfizer i shtohen sasisë së vaksinave anti Covid duke e çuar në 1,755,570 numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri.

Një ftesë për çdo qytetar për të shfrytëzuar muajin e hapur të vaksinimit masiv: Vaksinohuni sa më parë në qendrën tuaj shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit.

 

Top Channel