Mbi 4,36 miliardë doza të vaksinës kundër COVID-19 të administruara në mbarë botën

06/08/2021 14:26

Numri i vaksinave të koronavirusit të ri (COVID-19) që janë administruar në gjithë botën ka tejkaluar shifrën 4 miliard e 360 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga faqja e internetit “Our World Data”, Kina, vendi ku për herë të parë u shfaq koronavirusi, renditet e para me mbi 1 miliard e 740 milionë doza të administruara, e ndjekur nga India me 495 milionë e 330 mijë doza, SHBA me 348 milionë e 970 mijë, Brazili me 147 milionë e 210 mijë, Japonia me 99 milionë e 650 mijë, Gjermania me 93 milionë e 750 mijë, Britania me 85 milionë e 800 mijë, Franca me 75 milionë e 870 mijë, Turqia me 75 milionë e 267 mijë, Indonezia me 71 milionë e 40 mijë, Italia me 70 milionë e 590 mijë, Meksika me 69 milionë e 820 mijë, Rusia me 64 milionë e 610 mijë dhe Spanja me 58 milionë e 100 mijë doza.

Turqia renditet e 9-ta në botë në administrimin e vaksinave

Sipas të dhënave të Ministrisë turke të Shëndetësisë, Turqia deri më tani ka administruar 75.267.419 doza të vaksinës.

Për sa i përket numrit të vaksinave, Turqia renditet e nënta në botë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rreth 41.527.629 njerëz kanë marrë dozën e tyre të parë, ndërsa 28.338.940 njerëz kanë marrë dozën e dytë.

Sipas faqes së internetit “Worldometers”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, numri i rasteve në gjithë botën ka shkuar në mbi 201 milionë e 774 mijë dhe numri i të vdekurve në mbi 4 milionë e 281 mijë./AA/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA