Mbahet mesha në përkujtim të takimit të Papa Giovanit me Nikoll Troshani, i pranishëm edhe Kardinali Ernest Troshani

06/08/2021 14:21

Selia e shenjtë e Vatikanit në Romë, në bashkëpunim me ambasadën e selisë së Shenjtë të Vatikanit në Shqipëri, mbajtën një meshë në përkujtim të 30 vjetorit të takimit të Papa Giovanit me mon Senior Nikoll Troshanin.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte shkëlqesia e tij Kardinali Ernest Troshani Simon, i cili drejtoi dhe meshën e shenjtë për këtë rast.

Kardinali Ernest Troshan Simoni në një intervistë për mediat dha mesazhe paqeje, bashkimi dhe lirimi nga veset e këqija.

Në mbyllje të kësaj ceremonie, Kardinali Ernest Troshan Simoni bekoi varrin e kushëririt të tij, eshtrat e të cilit prehen në kishën e Kallmetit.

 

Top Channel