Kukës/ Vatër zjarri mbi tunelin e Kalimashit, era favorizon përhapjen e flakëve

06/08/2021 11:53

Një vatër e re zjarri është shfaqur në Majën e Rrunës mbi tunelin e Kalimashit dhe prej 3 ditësh po mbahet nën kontroll nga Forcat e Armatosura të Divizionit të Kukësit.

Është e vetmja zjarri në këtë majë pasi era po e favorizon më shumë përhapjen e flakëve ndërsa terreni është i vështirë për ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes është angazhuar një helikopter për t’ju ardhur në ndihmë.

Deri tani, Forcat e Armatosura kanë bërë të mundur të shuajnë 7-8 vatra zjarri në  territorin e Kukësit.

Top Channel