Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e Policisë.

Bëhet fjalë për shtetasin Kreshnik Budla, i njohur ndryshe edhe si Besnik Farruku ose Sokol Koci është arrestuar me qëllim ekstradime drejt Italisë, i dënuar për veprën penale “Trafik i drogës”.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejtë Italisë të shtetasit Kreshnik Budlla alias Besnik Farruku alias Sokol Koci, 47 vjeç, banues në Durrës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit në Ancona, Itali, e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Trafik i drogës”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Top Channel