Itali/ Arrestohet shqiptari që trafikonte kokainë, si doli zbuluar në sytë e policisë. Ja çfarë iu sekuestrua në shtëpi

06/08/2021 21:15

Gjatë natës, karabinierët e njësisë së Scandicci, gjatë një sërë kontrollesh të organizuara në zonën Chianti, ndaluan dhe kontrolluan një makinë të drejtuar nga një 44-vjeçar shqiptar.

Mediet fqinje shkruajnë se në makinën e shqiptarit u gjetën disa doza kokainë. Qëndrimi dyshues i shqiptarit bëri që policia të hetonte më tej rastin dhe të shtrinte kërkimin në shtëpinë e tij.

Pas kontrollit në banesë iu gjetën dhe sekuestruan mbi 200 gram kokainë, rreth 400 gram marihuanë dhe materiale të ndryshme për prerje, peshim dhe paketim, si dhe një shumë parash prej 500 euro, që dyshohet se janë përfituar si rezultat i shitjes së drogës.

Për më tepër, u gjetën gjithashtu mjete të përshtatshme për vjedhje, maskë plastike që mbulon të gjithë fytyrën, një dritë ndezëse magnetike blu, kartëmonedha të rreme 10 euro dhe 4 biçikleta garash, vlera totale e të cilave shkon në mbi 20 mijë euro.

Shqiptari, i cili kishte edhe precedentë të mëparshëm penalë u arrestua dhe u mbyll në burgun fiorentin të Sollicciano.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel