Qyteti japonez, Hiroshima, ka shënuar të premten 76-vjetorin e sulmit të parë me bombë atomike në botë.
Kryetari i këtij qyteti, Kazumi Matusi, u ka bërë thirrje liderëve globalë që të eliminojnë armët bërthamore.
“Armët bërthamore, të zhvilluara për të fituar luftërat, janë kërcënim për asgjësim të plotë, të cilit mund t’i japim fund nëse punojmë bashkë”, ka thënë Matsui.
Rreth 140,000 persona janë vrarë kur Shtetet e Bashkuara kanë hedhur një bombë të vetme atomike në Hiroshima, në orët e para të mëngjesit të 6 gushtit, më 1945.
Tri ditë më vonë, bomba e dytë atomike është hedhur në qytetin Nagasaki, duke lënë të vdekur 70,000 persona.
Për pasojë, Japonia është dorëzuar më 15 gusht.
Kryeministri japonez, Yoshihide Suga ka marrë pjesë në ceremoninë e përkujtimit në Hiroshima, dhe ka theksuar nevojën për qasje “realiste” ndaj kontrollit të armëve dhe ka bërë thirrje për forcim të masave për mospërhapje të këtyre armëve.
Ceremonia e mbajtur në Parkun e Paqes në Hiroshima ka qenë modeste, për shkak të pandemisë globale të koronavirusit.
Top Channel