15/01 20:28
Situata e zjarreve nuk në Greqi nuk po shikon “asnjë dritë në fund të tunelit”, ndërsa të gjithë po luten për fillimin e shiut.
Në pamjet e realizuara nga gazetari i Top Channel në Athinë, Artur Bibe duket se një vatër zjarri duket sikur prek qiellin.
Zjarri ka marrë përmasa aq të mëdha sa qielli është bërë i zi nga tymi. Prej disa ditësh, situata është tepër shqetësuese në Greqi ndërsa forcat zjarrfikëse po veprojnë me shpejtësi për shuarjen e vatrave të zjarrit.
Deri më tani janë numëruar me dhjetëra biznese dhe banesa të djegura nga flakët, ndërsa ajri i Athinës është ndotur aq shumë sa mund të ketë fluks të njerëzve me probleme me frymëmarrjen në spitale.
Top Channel