“Është një kurth”/ Covid-19. Kush shkon në Australi, ngec aty!

06/08/2021 11:38

Australianët që jetojnë jashtë shtetit mund të “bllokohen” në vend nëse kthehen, pasi qeveria forcoi rregullat e saj kufitare pa paralajmërim.

Që nga marsi i vitit të kaluar, vendi i ka ndaluar qytetarët e tij të largohen si pjesë e strategjisë së tij për të luftuar Covid.

Por ky kufizim nuk ishte aplikuar më parë për australianët që zakonisht jetojnë në vende të tjera.

E megjithatë, ata tani do të duhet të aplikojnë për leje të posaçme për udhëtimet jashtë vendit – në përputhje me rregullat për australianët e tjerë.

Rregullat e ashpra të Australisë kanë qenë të diskutueshme, ndërsa qytetarët atje kanë shpërthyer në protesta.

Kritikët thonë se ky ndryshim – që do të hyjë në fuqi nga 11 gushti – do të ndëshkojë më tej familjet dhe do t’i pengojë qytetarët të kthehen.

Një qytetare nga Melburn, i cili tashmë po përjeton mbylljen e gjashtë si pasojë e infektimeve në rritje, tha se po e përjetojnë tmerrësisht keq këtë situatë.

“Po filloj të ndihem keq, kjo më ka goditur më shumë se çdo bllokim tjetër. Nuk e kam parë familjen time për një kohë shumë të gjatë.”

Qeveria tha se masa synonte të zvogëlonte rrezikun e rasteve të Covid që hynin në vend, pasi po përballet me shpërthimet më të këqija në një vit nga covid, si pasojë e variantit delta .

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta