Dy persona janë vënë nën pranga dhe 1 tjetër është proceduar penalisht në Fier, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin L. M., 37 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu, po nga këto struktura u procedua penalisht shtetasi I. H., 59 vjeç, banues në Mbyet, pasi për motive të dobëta ka kanosur shtetasin A. M., 50 vjeç.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan për veprat penale “Largim nga vendi i aksidentit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin I. Gj., 50 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në aksin rrugor Divjakë – Plazh, duke drejtuar automjetin tip “Ford Focus”, është përplasur me motomjetin tip “Yamaha” me drejtues shtetasin M. L., 66 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Pas aksidentit 50-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes, por është kapur nga shërbimet e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA