Drogë, vjedhje dhe dhunë/ Arrestohen 7 persona në Tiranë, ja për çfarë akuzohen

06/08/2021 12:04
Foto ilustruese

Shtatë persona janë vënë në pranga nga policia e Tiranës për vepra të ndryshme penale, ndërsa dy janë proceduar penalisht dhe janë shpallur në kërkim 4 të tjerë.

Një 26-vjeçar, i identifikuar me inicialet D.K., është arrestuar pasi në lokalin dhe banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë, kanabis dhe 1 peshore elektronike.

Ndërsa dy të tjerë, të identifikuar si : T. S., 31 vjeç dhe R. K., 27 vjeç janë proceduar penalisht.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i:
K. N., 31 vjeç, pasi ka vjedhur telefonin dhe portofolin e shtetases M. L;
M. Z., 42 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të:
M. F., 24 vjeç, pasi i ka vjedhur varësen e floririt shtetasit R. M;
K. D., 31 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij, cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i:
K. K., 35 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa lejen përkatëse;
I. S., 41 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

-Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë bënë shpalljen në kërkim të K. P., 29 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur K. E., 59 vjeç. Punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

-Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3, u bë shpallja në kërkim e shtetasve: K. Rr., 23 vjeç, Gj. Rr., 24 vjeç dhe E. S., 22 vjeç. Këta 3 shtetas dyshohen si autorët e ngjarjes së djeshme, në rrugën “Jordan Misja”, ku u dëmtua lehtë shtetasi A. K., 23 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel