Delta po kërcënon vaksinimin/ Në SHBA po infektohen shumë të vaksinuar që kanë ngarkesën virale si ata pa asnjë dozë

06/08/2021 20:00

Përhapja e variantit Delta  duket se po kërcënon strategjitë e vaksinimit që synojnë imunitetin e tufës kundër Sars-cov-2. Qendra Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve infektive CDC ka publikuar së fundmi se në testet e kryera gjate periudhës 3-17 korrik tek banorët në Masacusets ku pati një shpërthim  u zbulua se 75% e njerëzve të infektuar ishin të vaksinuar.

Por ajo që e bën edhe më shqetësuese situatën është se e njëjta ngarkesë virale u zbulua midis të vaksinuarve dhe të pavaksinuarve që zhvillojnë infeksionin. Në thelb, vaksinimi, ndonëse mbetet shumë mbrojtës, mund të mos jetë i mjaftueshëm për të ndalur përhapjen e variantit Delta.

Gjetjet mbështesin pretendimet se njerëzit e vaksinuar po luajnë një rol në valën verore të infeksioneve nga varianti Delta dhe e kanë shtyrë CDC-në të kthehet në rekomandimin që edhe personat e vaksinuar  të mbajnë maska në ambientet e brendshme. Vendim i cili mbetet ne fuqi edhe në vendin tonë ku është hequr si masë përdorimi i maskës në ambiente të jashtëm, por kurrësesi për ambientet e mbyllura, por askush nuk e respekton.

Disa ditë më parë, edhe profesori Anthony Fauci, konsulent imunolog i presidentit amerikan Joe Biden, paralajmëroi se varianti Delta mund të shkaktojë të njëjtin nivel virusi te pozitivët, qofshin të vaksinuar apo të pavaksinuar. Gjetjet e këtij studimi çojnë në konkluzionin vaksinimi tani ka të bëjë vetëm me mbrojtjen personale, mbrojtjen nga sëmundjet serioze. Imuniteti i tufës nuk është i rëndësishëm pasi ka dëshmi të shumta të infeksioneve edhe te të vaksinuarit madje edhe me vaksina  qe ofronin mbrojtje te larte.

OBSH insiston  në thirrjet e saj për të rritur numrin e të vaksinuarve në mënyrë që të dobësohet virusi dhe të mos i jepet kohë për të pësuar mutacione të tjera që sipas eksperteve pritet te jene me agresive .Nje i prekur me  mutacionin Delta i vaksinuar ose jo mund të infektojë deri 10 persona të tjerë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA