Aksidenti i dytë brenda pak orësh/ Fushë Krujë, mjeti përplas këmbësorin 68-vjeçar

06/08/2021 21:39

Një aksident i dytë ka ndodhur brenda pak orësh në vendin tonë, kësaj radhe në Kameras të Fushë Krujës, ku ka mbetur i plagosur një 68-vjeçar, i cili ndodhet në spital.

B.L. po ecte në rrugë kur është aksidentuar nga mjeti i paidentifikuar, i cili është larguar nga vendngjarja.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 06.08.2021, në orën 20:40, në Kameras, Fushë Krujë, një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. L., rreth 68 vjeç dhe është larguar nga vendngjarja. Shtetasi B. L., ndodhet në spital nën kujdesin me mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.

Top Channel