Protesta të punonjësve të çelikut pas shkurtimeve të vendeve të punës në veri të Francës (fotot)
25/11 19:28
Zjarri që ka përfshirë periferinë e Athinës vazhdon të djegë qindra hektarë shkurre dhe pemë.
Gazetari i Top Channel vazhdon të raportojë nga Dhrosopiji, por përveç tij, aty nuk ka më punonjës zjarrfikës në zonë.
Terreni i vështirë dhe era që po përhap flakët, ka detyruar zjarrfikësit të ndërpresin punën.
Disa shtëpi u dogjën më herët në Dhrosopiji, mes tyre dhe ajo e një shqiptari nga Mirdita. Tymi ka mbuluar pothuajse gjithë Athinën, me zjarret që nuk ndalojnë në periferi të kryeqytetit grek.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë brenda, në ajër të kondicionuar dhe të mos hapin dritaret. Pyjet që janë djegur konsideroheshin si ‘mushkëria e Athinës’.
Top Channel