Kryeministri Edi Rama, ka ndarë në rrjete sociale pamje nga operacioni nga toka e ajri, që po zhvillohet në Gjormë të Vlorës.

Kreu i qeverisë bën me dije se po shtohen forcat e ndërhyrjes, ndërsa vijon shuarja e zjarrit nga ajri.
Rama shkruan se ndërhyrja e helikopterit në Gumenicë ka arritur të largojë flakët që mund të preknin edhe banesat.

Sipas Ramës, prioriteti kryesor mbetet evakuimi i banorëve.

Postimi i plotë:

Po shtohen forcat e ndërhyrjes nga toka në Gjormë në zonën e lumit të Vlorës, ndërkohë vazhdon shuarja e zjarrit nga ajri, ku deri në këto momente ndërhyrja e helikopterit në Gumenicë ka arritur të largojë flakët e paparashikueshme prej erës që mund të preknin banesat.

Prioriteti kryesor mbetet evakuimi i banorëve të cilët duhet të veprojnë sipas urdhërave të strukturave të Mbrojtjes Civile për evakuim.

Top Channel