Një tjetër vatër zjarri iu shtua Vlorës në mesditë kur flakët kapluan fshatin Gjorm.

Sipas të dhënave të para janë djegur pesë shtëpi. Për momentin banorët dinë vetëm për dëmet fillestare në bujqësi e blegtori.

Autoritetet kanë bërë thirrje për evakuim të menjëhershëm ndërsa e gjithë zona është mbuluar nga tymi.

Helikopterët dhe forcat e ushtrisë bashkë me zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje. nuk dihet ende shkalla e dëmeve ndërsa është e vështirë të depërtosh në zonën e rrethuar nga flakët.

Top Channel