Në fshatin Dukat i Ri janë ende aktive tre vatra zjarri, në të cilat nuk po ndërhyhet per shkak të terrenit të vështirë dhe erës së fortë.

Sikurse shihet edhe nga pamjet zjarri vijon të djegë shkurret dhe barishte të ndryshme.

Ndërsa në Karaburun, ku zjarri vijon të jetë aktiv për të 10 ditë, sot është kthyer në një kërcënim serioz për parkun e Llogarasë.

Pavarësisht situatës së vështirë, ushtria e ka të pamundur ndërhyrjen për shkak të erës së fortë, e cila rrezikon edhe jetë njerëzore.

Kështu në këtë zonë nuk ka ndërhyrje as të FA-ve dhe nga ajri.

Top Channel