Studimi me 1500 persona me Covid/ Të dhënat e ekspertëve të ISHP për studimin epidemiologjik në vend

05/08/2021 19:58

Teksa pandemia duket se po vihet nën kontroll, Urdhri i mjekëve të Shqipërisë ka publikuar për herë të parë një studim mbi situatën epidemiologjike në vend.

Ekspertët shëndetësorë të institutit të shëndetit publik kanë studiuar të dhënat e infektimeve përgjatë 3 muajve, nga nëntori deri në janar, ku rezulton se numri i testimeve është dyfishuar në fillim të vitit 2021, ndërsa është vënë re edhe fenomeni i testimit të parakohshëm i kontakteve të të infektuarve në institucionet publike dhe jopublike dhe shumë qytetarë thuhet në raport, duke marrë informacionin mbi rezultatin testues si Negativ, neglizhuan për t’u izoluar dhe karantinuar dhe një pjesë e tyre dolën pozitiv pas 7 ditësh nga testimi i parë.

Në lidhje me përgjigjen imunitare, nga 1500 persona në studim që rezultuan pozitiv, evidentohet se vetëm tek 54% të rasteve të konfirmuar ka filluar krijimi i antitrupave nga dita e 14 deri në të 21-n pas infektimit. Nga të gjithë grupmoshat në studim, konstatohet që më të infektuarit janë të rinjtë e moshës 25-35 vjeç, që sipas ekspertëve shëndetësorë vlerësohet se kjo grupmoshë është shkujdesur në zbatimin e masave antikovid dhe është bërë burim transmetues infeksioni ndaj grupmoshave të tjera, kryesisht të gjyshërve të tyre të moshave mbi 65 vjeç. Në total në raportin gjinor të të infektuarve, rastet më të shumta të konfirmuara pozitive janë të gjinisë femërore 56% dhe meshkujt 44%.

Top Channel