Shtëpia e Bardhë të mërkurën hodhi poshtë një thirrje të OBSH-së për një moratorium në dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19, duke thënë se SHBA nuk duhet të zgjedhë midis dhënies së dozës së tretë të vaksinës për qytetarët e saj dhe dhurimit të vaksinës në vendet e treta.
“Kjo është alternativë e gabuar,” tha Jen Psaki, një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë, duke komentuar një thirrje të OBSH -së më herët. “Ne mendojmë se mund t’i bëjmë të dyja dhe se nuk kemi pse të zgjedhim midis vaksinimit të amerikanëve, i cili ende nuk është planifikuar zyrtarisht, dhe ndihmës ndaj vendeve të varfra”, tha ajo.
Ajo kujtoi se Shtetet e Bashkuara tashmë kanë shpërndarë më shumë se 100 milionë doza vaksine në vendet më të varfra, që është më shumë se donacione nga të gjitha vendet e tjera të botës së bashku. Shtetet e Bashkuara nuk kanë marrë ende një vendim për vaksinimin, dhe Gjermania dhe Izraeli kanë vendosur ta bëjnë këtë, kryesisht qytetarët e moshuar.
OBSH sot bëri thirrje për t’i dhënë fund vaksinimit të dozës së tretë të paktën deri në fund të shtatorit për t’i dhënë vendeve më të varfra më shumë vaksina.
Top Channel