Shtetet e Bashkuara dënojnë sulmet me raketa nga grupet e armatosura me bazë në Liban kundër Izraelit, tha Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën. Shtetet e Bashkuara do të mbeten të angazhuara me partnerët izraelitë dhe libanezë për të ulur tensionet.

“Ne i dënojmë sulmet me raketa nga grupet e armatosura, me bazë në Liban, të cilat u lëshuan në drejtim të Izraelit”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price. Dy raketa të lëshuara nga Libani të mërkurën goditën Izraelin, i cili u përgjigj me zjarr artilerie në mes të tensioneve në rritje në rajon mbi një sulm të dyshuar iranian ndaj një cisterne nafte në Gjirin Persik javën e kaluar.

Zyrtari izraelit i shëndetësisë, Magen David Adom tha se nuk kishte viktima në anën izraelite të kufirit kodrinor, ku raketat shkaktuan zjarr në një zonë me shkurre. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin me raketa, të kryer nga një zonë në jug të Libanit nën kontrollin e gueriljeve të Hezbollahut të mbështetur nga Irani.

Në një deklaratë, ushtria izraelite tha se tre raketa u lëshuan nga Libani, njëra prej tyre ra pranë kufirit izraelit dhe të tjerat goditëndy zona brenda Izraelit. Dëshmitarët në Liban gjithashtu raportuan për lëshimin e disa raketave në drejtim të Izraelit. Ushtria libaneze tha se sulmet hakmarrëse të ushtrisë izraelit u shtrinë në disa fshatra në jug të Libanit, duke shkaktuar përhapjen e zjarreve në qytetin e Rashaka al-Fokut.

Incidentet e fundit ndodhin pas sulmit të së enjtes ndaj një anije cisternë në brigjet e Omanit, për të cilin Izraeli ka fajësuar Iranin. Dy anëtarë të bordit të anijes cisternë u vranë gjatë sulmit, një rumun dhe një britanik. Irani ka mohuar akuzat për përfshirje në këtë sulm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA