Pamjet e shkrumbimit të një vile në periferi të Athinës janë regjistruar nga korrespodenti në Greqi, Artur Bibe mbrëmjen e sotme.

Zjarret që filluan nga një pjesë pyjore u përhapen me shpejtësi të favorizuara nga era. Flakët arritën në shumë pak orë në qendrat e banuara duke shkatërruar e djegur çfarë u doli përpara.

Edhe pse në aksion ishin dhjetëra zjarrfikës, ata nuk mundën të shpëtonin shtëpitë në atë zonë duke i lënë nën pushtetin e flakëve.

E gjithë zona periferike në Athinë është përfshirë nga tymi i madh duke sjellë vështirësi në punën e zjarrfikësve.

Top Channel