27/11 07:20
Greqia vijon të përjetojë tmerre nga zjarret që vijojnë të djegin prej ditësh tashmë.
Pamjet e realizuara nga gazetari i Top Channel në Athinë, Artur Bibe tregojnë zonën e Dhrosopijit në periferi të Athinës, e cila është përfshirë totalisht nga flakët.
Gjithë zona me shkurre dhe pemë është e pushtuar nga flakët, të cilat ngjajnë jo reale. Zjarri ka marrë përmasa aq të mëdha sa duket sipër pemëve, ndërsa qielli është bërë i zi nga tymi.
Gjithashtu shtyllat e tensionit të lartë që furnizojnë Athinën janë të dëmtuara, ndërsa njëra ka rënë.
Është e pamundur që flakët të shuhen, pasi po veprojnë me shpejtësi, ndërsa efekti i forcave zjarrfikëse në tokë dhe helikopterëve është i padukshëm, sipas gazetarit.
Top Channel