Ish-kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar kreut të PD-së, Lulzim Basha që edhe në rastin e tij, i cili është shpallur non grata nga SHBA, të zbatojë ligjin.
Kjo përgjigje e Berishës erdhi pas një shkrimi të publikuar nga ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ku mes rreshtash i kërkonte kreu të PD-së dhe kryeministrit aktual, Edi Rama që të rishikojnë listat dhe të fusin në parlament individë që do bëjnë krenarë qytetarët shqiptarë.
Berisha: Bashës do t’i sugjeroj gjithnjë të zbatojë ligjin dhe vetëm ligjin. Ligji i dekriminalizimit është një nga meritat kryesore të Bashës dhe opozitës. Unë kam qenë mbështetës i fuqishëm dhe jam i vettingut të politikanëve. Është Edi Rama, ai i cili ka kundërshtuar dhe hodhi poshtë ligjin për vettingun e politikanëve.
I pyetur nëse me vendimin për të mos dalë nga PD, pavarësisht vendimit të DASH, i jep kosto PD-së, Berisha theksoi se: “Mendoj se beteja për të vërtetën fakton njeriun dhe forcën politike. Do ishte fatale për një individ, i cili i lejon vetes të thotë s’më intereson e vërteta. PD është themeluar në 2 parime kryesore: interesi kombëtar, liritë dhe të drejtat njerëzore.
Partia që ishte para PD kishte shitur interesin kombëtar që në fillim dhe e kishte mbushur vendin me burgje dhe kampe përqendrimi”.
Top Channel