E rëndë në Tiranë/ 29-vjeçari tenton të vetëdigjet me benzinë, dërgohet me urgjencë në spital

05/08/2021 11:03

Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në Tiranë, në zonën e njohur si ish-Nisharaku.

Një 29-vjeçar, i cili dyshohet se ishte në kushte të rënda psikologjike ka tentuar të vetëdigjet me benzinë.

I riu është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 10:00, tek Ish-Nisharaku, dyshohet se kushte të rënduara psikologjike, ka tentuar të vetëdigjet me benzinë, shtetasi A. M., 29 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel