Një ngjarje e rëndë është shënuar në Elbasan, në fshatin Bujqës.

Një 38-vjeçare ka humbur kontrollin e mjetit, me të cilin ishte duke udhëtuar dhe për pasojë ka humbur jetën një i mitur, 3-vjeçar, i cili ishte pasagjer në mjet.

“Më datë 05.08.2021, rreth orës 09:15, në fshatin Bujqës,  Elbasan,  shtetasja O.M., 38 vjeçe, banuese në fshatin Mengël,  Elbasan,  duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi D.M., 3 vjeç, i cili ishte pasagjerë në këtë mjet”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Top Channel