Drama e fshatit Gjorm/ Kushtet e rënda të banorëve që zjarri i la pa shtëpi

05/08/2021 22:05

Banorët e fshatit Gjorm rrezikojnë jetën çdo ditë duke kaluar në urën e sajuar me llamarina.

Ajo urë e shkatërruar është rruga e vetme për të shkuar në qendër të fshatit ku ndodhet dhe shkolla.

Fëmijët janë të detyruar ta bëjnë atë rrugë çdo ditë për të marrë njohuritë e duhura.

Gazetari i Top Channel, MIkel Marsi  i cili raportoi nga fshati Gjorm pasi ai u prek nga flakët që shkrumbojnë prej ditësh tashmë Karaburunin u përball me kushtet mizerabël me të cilat banorët përballeshin prej vitesh.

Sikur të mos mjaftoni këto vështirësi të fshatit Gjorm, i cili është harruar prej vitesh nga autoritetet, banorët u përballën me djegien e banesave, bagëtive e të mbjellave në pak orë.

Gazetari u detyrua të kalonte në atë urë të rregulluar me copa hekuri nga banorët e zonës duke rrezikuar edhe jetën e tij.

Top Channel