Berisha zbulon detaje nga biseda e kryedemokratit me Yuri Kim: I ka kërkuar në mënyrë të përsëritur që…

05/08/2021 12:56

Ish kryeministri Sali Berisha ka zbuluar bisedën me kreun e PD pas takimit që pati me ambasadoren Yuri Kim. Berisha tha se Basha i ka kërkuar që të paraqesë dokumente për ish liderin e PD në mënyrë private apo publike, por ajo ka refuzuar.

Ndër të tjera tha me bindje se as Basha apo ndonjë institucion në Shqipëri nuk ia bllokon hyrjen në parlament.

Pyetje: A ju ka kërkuar Basha që të dorëhiqeni nga mandati i deputetit?

Berisha: Kam biseduar me Bashën, sigurisht që më ka njoftuar se biseda bëhej rreth Sali Berishës dhe unë jam pjesë e PD. Basha më ka njoftuar se në mënyrë të përsëritur i ka kërkuar ambasadores së SHBA që të paraqesë një dokument, fakt, provë publikisht apo privatisht. Zonja i është përgjigjur se i kemi por nuk mund t’i përdorim. Në këtë mënyrë mund të shkatërrosh çdo opozitë. Këto pavarësisht se mund të jenë gënjeshtra dhe të marrin sanksione kundër opozitës.

Nuk është në dorën e askujt që të çojnë në parlament në shtator, e kanë në dorë vetëm shqiptarët. As Basha, asnjë institucion i Shqipërisë nuk mund të bllokojë hyrjen në parlament.

Pyetje: Çfarë ndodh me demokratët nëse humb mbështetjen e SHBA dhe shkon në një mandate të katërt opozitë?

Berisha: Besoj se po tu referohesh këtyre viteve, fjalën mbështetje e merr me rezervë. PD jo nga Berisha u akuzua se ka marrë fonde ruse, po ju kujtoj këtu se paraardhësi i kësaj zonjës më erdhi me një dosje në zyrë me të cilën donte të më provonte se Lulzim Basha kishte pranuar financime ruse. Çfarë kishte dosja? Shkrime dhe akte burokratike të gazetës “Motherjones” të sponsorizuar nga Soros dhe unë i thashë është gazetare “Mother-George”. Nuk prodhojnë asgjë veç trillimit të një gazetari por i thonin shkoni te Berisha se ka fakte. Kur vinin tek unë dhe tregoja çfarë kisha, ngeleshin pa mend. Besoj e keni të qartë, u shpërndanë dokumente në media se Basha autorizoi anulimin e saj që nuk kishte asgjë në të vërtetë. Kishte ndodhur anulimi, por jo me kërkesë të Bashës. Merr pak reformën në drejtësi, nëse ju intereson e vërteta, opozita ruajti rol themelor në paketën kushtetuese si kurrë ndonjëherë një lider opozite të nesërmen e votimit u telefonua nga Merkel, nga KE, PE për rolin që luajti se të gjithë e panë që po bëhej një përpjekje për të kapur drejtësinë.

Mos harro, zotin Lu me altoparlant, 2-3 ditë para votimit Lulzim Basha zhbllokoi reformën me një grup nga Soros në një kohë kur Basha, Bylykbashi po mbronin rekomandimin 81.1 të Komisionit të Venecias. Të flasim për mbështetje të PD, nuk ka ekzistuar, apo zelli për të përligjur zgjedhjet pa të nesërmen, zgjedhjet që ishin më të padenjat në historinë e një vendi të lirë me praktikat e patronazhistëve, është sistem i vendosur pas heqjes së skllavo-pronarisë. Nëpërmjet patronazhistëve i torturonin sërish skllevërit dhe këtë e vendosi Enver Hoxha të të tregojë se çfarë bënin patronazhistët. Këtu ka mbështetje të hapur për të arritur raportin në korrupsionin e papërmbajtur për të krijuar kapjen e shtetit në të gjitha nivelet nga krimi i organizuar dhe kartelet e drogës.

Kujtojmë se disa ditë më parë, Yuri Kim zhvilloi një takim me Lulzim Bashën dhe i kërkoi që të distancohej nga Berisha, pasi siç ajo deklaroi një ”parti nuk mund të hajë bar për hatër të një deputeti”, ndërsa shtoi se kjo do të ishte një tragjedi historike për forcën politike që rrëzoi regjimin komunist.

Top Channel