Berisha sulmon ambasadoren e SHBA: Edhe Basha i ka kërkuar Yuri Kim faktet. Do të shkoj në Parlament

05/08/2021 15:11

Sali Berisha zgjodhi të replikojë drejtpërsëdrejti me Yuri Kim, pas intesifikimit te  përpjekjeve të diplomates amerikane  për të  larguar nga  Parlamenti duke mos i kursyer sulmet në adresë të saj.

Në mënyrë të pazakontë  Sali Berisha bëri publike edhe  qëndrimin që Lulzim Basha mbajti në takimin me përfaqësuesen e ambasadës amerikane.

SHBA  kërkojnë që Partia Demokratike të përjashtojë nga grupi parlamentar liderin historik të  saj. Por, Sali Berisha i bëri të qartë Lulzim Bashës se  ai nuk ka forcë ta largojë nga partia që ai vetë e themeloi.

Ish kryeministri u shpreh kundër çdo teze për bashkëqeverisje PD-PS, ndërsa bëri me dije se avokati i tij ka depozituar në gjykatën e Parisit padinë për shpifje ndaj sekretarit amerikan të shtetit  Anthony Blinken.

Top Channel