Berat/ Arrestohet një person, mbante mitraloz dhe pushkë gjysmëautomatike në shtëpi

05/08/2021 11:29

Një person është vënë në pranga në Berat pasi u gjet mitraloz dhe një pushkë gjysmë automatike një banesën e tij.

Në zbatim të Planit të Masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë “Për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale kapjen e autorëve që mbajnë armë zjarri pa leje”, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas posedonte armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat kanë mirorganizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e tij, në fshatin Pobrat, Dimal.

Nga kontrolli, në ambientet e jashtme gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pushkë gjysmëautomatike dhe një mitroloz, të cilat i mbante pa leje.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. S., për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Top Channel