Në konferencën që është duke mbajtur për media, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh kategorikisht kundër një bashkëqeverisje Rama-Basha, në shtator.
“Kategorikisht kundër. Do ishte drama më e madhe e Shqipërisë dhe shqiptarëve, që opozita, që është shpresë për përmbysjen e narkoshtetit të shndërrohet në levë të tij. Jam i bindur se janë shumë të paktë ose askush nga demokratët, por bashkëpunimi që iu referua zonja Kim nuk më duket se është për bashkëqeverisje”, tha Berisha.
I pyetur nëse një vendim për shpallje non grata do të vijë së shpejti edhe për Presidentin, Ilir Meta, Berisha u shpreh se nuk ka informacion për asnjë njeri.
Po ashtu Berisha i kërkoi Partisë Demokratike që t’i kërkojë ambasadores amerikane, Yuri Kim të kërkojë ndjesë publike për deklaratën e barit që bëri në oborrin e selisë së PD-së.
“Nuk kam asnjë informacion për asnjë njeri. Unë i kërkova zonjës Kim që të kërkonte familje për deklaratën që bëri atë ditë në selinë e PD-së. Ajo nuk kërkoi ndjesë për vendimin, por nuk është vonë. PD duhet t’i kërkojë Kim të kërkojë ndjesë publikisht”, deklaroi Berisha.
Top Channel