
10/03 12:01
Periferia e Athinës është kthyer në një fushëbetejë lufte. Zjarrfikësit e policët në tokë po luftojnë me armikun aktual që po përpin shumë vende të botës, zjarret.
Flakët gjigante kanë shkatërruar çdo gjë, pemë, të mbjella, shtëpi. Vatra që përfshiu zonën e pyllëzuar përparoi me shpejtësi e favorizuar nga era dhe temperaturat e larta, duke dëmtuar edhe shtyllat e tensionit të lartë.
Zona e Dhrosopijit është shkrumbuar, ndërsa përpjekja nga toka dhe ajri nuk dha asnjë rezultat.
Top Channel