Ish-kryeministri Sali Berisha nuk është kursyer të japë emra dhe detaje për të treguar që Reforma në Drejtësi dhe vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve është një dështim.
Në konferencën që mbajti me gazetarët, Berisha përmendi disa nga gjyqtarët që iu është bërë vetingu, por u janë konstatuar parregullsi të mëdha dhe për këtë arsye nuk bëhen publikë në media.
Ai foli për Sokol Sadushin, gjyqtar në Gjykatën e Lartë dhe Ilir Panda, anëtar në Gjykatën e Lartë, që sipas tij parregullsitë janë aq të mëdha sa vendin duhet ta kishte tjetër kund dhe jo në sistemin e drejtësisë.
“Kim sillet si një guvernatore qoftë në marrëveshjet që ndërmjetëson, që shkelin Kushtetutën dhe ligjet e vendit duke i dhënë ish-bashkëshortes së kryeministrit trajtimin e dosjeve, pavarësisht se aty gjykatësit janë të marrë peng.
Keni lexuar kund për vetingun e Sokol Sadushit, Ilir Panda, nuk ekzistojnë. Ju mund të pyesni a është bërë vetingu, po është bërë, por mbahet i fshehtë. Po të dalë vetingu i Sadushit, shkoni lexoni vetingun e Sadushes. Nga vetingu i saj doli se Sadushi kishte shitur një apartament 55 mijë euro dhe pagesa ishte bërë me starjc dhe kur thoshte e kam shitur, apartamenti figuronte në emër të tij edhe si kolateral për të marrë kredi. Doni ju më nga çudia e Sadushit. Të gjitha këto kanë dalë nga vetingu i Edlirës, gruas së tij.
Sadushi deklaron 20 mijë euro trashëgimi nga gjyshja. Të tjerëve i kanë larguar sepse kanë pasur një dhuratë rikthimin e rrogës që ka dorëzuar. Një gjykatëse mbaruar shkollën, filluar punë dhe i çonte siç janë traditë paratë që t’ia mbanin prindërit dhe ata ja ruanin për feje e martesë. Kësaj iu quajt e pamundur që të ndodhë kjo, kurse gjyshja e Sadushit u zgjua me 20 mijë euro, dhuratë për Sadushin.
Të gjitha këto janë ngritur nga Xhensila Pine, një nga komisioneret e KPK-së, jo nga unë. Ose një herë deklaron se disponon kaq, dhe pastaj nuk i dispononte më. Parregullsi të jashtëzakonshme për të cilat Sadushi e ka vendin tjetër kund dhe prandaj mbahet sekret.
Ish-ministri Panda nuk mund të bëhet publik vetingu i tij se i vjen era e barit. Ikën ai.
Këta nuk flasin se po të kishin karakter nuk do pranonin që dosjet t’i merrnin militantë të PS-së. Dosjet janë gjëra serioze për çdo njeri, kanë fate njerëzish brenda, ka procedura ligjore të kodit për trajtimin e tyre dhe tani na doli modeli Fico i trajtimit të dosjeve. Këto dhe të tjera Berisha do t’i denoncojë pavarësisht se Kim preferon të këndoj suksesin e reformës së sponsorizuar nga Soros, kur Berisha thotë se reforma ka dështuar dhe akti i fundit ishte marrëveshja Llagami-Fico”, tha Berisha.
Top Channel