​Gjykata e Lartë cakton datën, ja kur do të mbahet seanca gjyqësore për Jaeld Çelën dhe Saimir Tahirin

05/08/2021 09:51

Seanca gjyqësore për Jaeld Çelën dhe Saimir Tahirin do të mbahet më 28.09.2021, ora 10:00 në Gjykatën e Lartë.

Ish drejtori i policisë së Vlorës, Jaeld Çela u vetëdorëzua vitin e kaluar. Ish zyrtari i lartë u dënua me 3.4 vite burg për shpërdorim detyre, ndërsa ish-ministri Tahiri u dënua nga Krimet e Rënda për shpërdorim detyre me 3 vite shërbim prove.

Kujtojmë se Jaeld Çela, ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe dy ish zyrtarët Sokol Bode dhe Gjergj Kohila akuzohen se ishin edhe pjesë e grupit të Habilajt që mbillte drogë në Shqipëri dhe e transportonte me skafe në Itali.

Hetimi për ish-ministrin e brendshëm, ish-drejtorin e policisë dhe zyrtarë të tjerë nisi dy vite më parë.

Top Channel