Zjarret në Lunxhëri/ Banorët lanë banesat në “Arshi Lengo” gjatë natës, flakët po zbrisnin me shpejtësi

04/08/2021 13:40

Situata e zjarreve në vendin tonë shënoi dje një kthesë tragjike kur iu afrua papritur zonave të banuara në  tre fshatra të Lunxherisë pasi humbi jetën një 64 vjeçar humbi jetën në përpjekje për të shuar flakët në shtëpinë e tij në fshatin “Asim Zeneli”.

Gazetarja e Top Channel, Kristina Fidhi ka bërë me dije se me qindra hektarë janë djegur gjatë natës. Flakët kanë qenë mbi 10 metra lartësi dhe ka qenë e pamundur për zjarrfikësit që të organizohen.

Përballja me flakët ka qenë deri në orët e para të mëngjesit dhe zjarri ka detyruar banorët e fshatit “Arshi Lengo” gjatë mbrëmjes të lënë banesat e tyre sepse flakët po zbrisnin me shpejtësi përmes një masivi me pisha, i cili u shkrumbua thuajse plotësisht.

Në drejtim të fshatrave të sipërm të Lunxhërisë, ende ka vatra që po digjen. Zjarrfikësit thonë se nuk janë të rrezikshme pasi i gjithë territori i tyre është i shkrumbuar.

Top Channel