Zjarr afërsi të nënstacionit elektrik, ndërpritet energjia në disa zona të Tiranës

04/08/2021 13:56
Foto ilustruese

Rënia e një zjarri në afërsi të nënstacionit elektrik të Valiasit ka bërë që të ndërpritet energjia në disa zona të kryeqytetit.

“Për shkak të zjarrit të rënë në afërsi të NST Valias, sot rreth orës 13:20 është stakuar për masë sigurie nënstacioni duke lënë pa energji 6 fidera 6kV që furnizojnë zonat: Bërxullë, Domje Bathore, Breg Lumi, Qerekë, Tapize, Laknas, Valias, Çekreze, Kasallë”, njofton OSHEE.

Ndër të tjera bëhet e ditur se nënstacioni do të mbahet i stakuar deri në eleminimin e plotë të rrezikut nga zjarri.

Top Channel