Përplasja e Metës dhe Kryemadhit në gjyq, avokati i ish-Presidentit: Nuk ka pasur ndonjë agravim sa për ta bërë alarmante Flakët që ishin drejtuar në Parkun Kombëtar të Llogarasë janë vënë nën kontroll.
Kryeminstri Edi Rama ka informuar se në këto momente është bërë ndërrimi i trupave që do të qëndrojnë natën në terren për të mbajtur nën kontroll situatën.
Zëvendës komandanti i forcave komando shprehet se janë në lartësinë 1350 metra mbi nivelin e tokës, ku kanë bërë të mundur ndalimin e zjarrit, e cila për 20 metra do t’i afrohej pyllit të Llogorasë.
“Sapo kemi ndaluar zjarrin shikohet edhe vija e ndalimit, në krahun e djathtë timin për 20 metra do të hynte për në pyllin e Llogorasë e cila do të ishte e pamundur të kontrollohej. në krahun tim të majtë është Llogaraja, është neutralizuar një vatër e madhe në dukat. Nëse do të bëhej perimetri siç është bërë nga lart do të sigurojmë grykën e Llogorasë. Kushte shumë tym por falë këmbënguljes tonë arritëm ta ndalojmë”, tha ai.
“Zmbrapset furia e flakëve drejt Parkut Kombëtar të Llogarasë, e tani sapo është bërë rifreskimi i trupave që do të vijojnë gjatë gjithë natës me mbajtjen nën kontroll të situatës”, shkruan Rama krahas videos.
Top Channel