Vatra zjarri në malin e Shëngjinit në Lezhë dhe në kodrat e Tepes në Shkodër, forcat zjarrfikëse shkojnë në vendngjarje

04/08/2021 23:57

Vatra të reja zjarri janë shënuar në vend në orët e vona të mbrëmjes. Top Channel ka mësuar se janë shënuar vatra të reja zjarri në malin e Shëngjinit në Lezhë dhe në kodrat e Tepes në Shkodër.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po luftojnë për shuarjen e flakëve.

Nuk dihet ende nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo jo, ndërsa grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorit/ve të zjarrvënies.

Kujtojmë se vendi ynë po lufton prej ditësh me zjarret e rëna nga jugu në veri

FOTO GALERI
1/9

Top Channel