
25/02 13:28
Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se trupat e ushtrisë armene hapën zjarr mbi pozicionet e Azerbajxhanit në kufi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e ministrisë thuhet se pozicionet në drejtim të fshatit Yellice të provincës Kalbajar u shënjestruan nga pozicionet armene në fshatin Azizli të provincës Basargeçer në orën 14:50 sipas kohës lokale.
Në deklaratë theksohet se situata në rajon është kontrollin e trupave azerbajxhanase dhe se nuk kishte viktima në mesin e ushtarëve azerbajxhanas./AA/
Top Channel