U kap me kanabis në Dhërmi, i vihen prangat 22-vjeçarit/ Procedohet edhe një tjetër që u kap me kokainë

04/08/2021 12:34

Policia e Himarës ka vënë në pranga ka rënë një person, si dhe është proceduar penalisht një tjetër.

Policia njofton se në pranga ka rënë një 22-vjeçare, pasi në Dhërmi i është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike të  dyshuar cannabis sativa dhe një armë të ftohtë (thikë).

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe mbajtjes pa leje të armëve të ftohta, arrestuan në flagrancë shtetasin:  R. Sh, 22 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi, në Dhërmi, Himarë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike të  dyshuar cannabis sativa dhe një armë të ftohtë (thikë)”, njofton policia.

Po ashtu është proceduar penalisht edhe një 23-vjeçar pasi i është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë.

“Po nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme u procedua në gjendje të lirë shtetasi E. L., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë”, bën me dije policia.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Top Channel