Foto ilustruese

Dy persona kanë mbetur të plagosur pasi një bombol gazi ka shpërthyer në banesën e tyre, në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40 në zonën e Plazhit. 54-vjeçari me iniciale I.K. dhe 52-vjeçarja me iniciale E.K. janë dërguar në spital, ku po marrin trajtimin e nevojshëm.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.08.2021, në orën 20:40, në një banesë në lagjen nr.13, Durrës, ka shpërthyer një bombël gazi e për pasojë janë lënduar shtetasit I. K., 54 vjeç dhe E. K., 52 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel